07:44 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dylgjeri për dy miliardë eurot e kanabisit: OSBE e ka adet, raporton 1 në 5 vjet. Duroni…!

23:58 | 24/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reciprocitet me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri reagon pas përgënjeshtrimit që ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt , për qarkullimin e 2 miliardë eurove të fituara nga tregtimi i kanabisit.

Nëpërmjet një postimi jashtë mase ironik, Dylgjeri shprehet se OSBE e ka zakon që t’i lajmërojë gjërat me vonesë, prandaj duhet të presim disa vite për të marrë vesh se sa para të pista qarkullojnë realisht gjatë këtij viti.

“OSBE e ka adet, Raporton 1 herë në 5 vjet! Ambasadori OSBE Borchardt flet për drogën e kapur në viti 2013… Për vitin 2014, 2015, 2016…OSBE do të na njohë në vitin 2020. Duroni.”, shkruan Dylgjeri.

Dy ditë më parë, Borchard tha se në Shqipëri qarkullojnë rreth 2 miliardë euro para të pista, të përfituara nga tregtimi i kanabisit dhe që mund të blejnë deputetët e ardhshëm të Parlamentit të Shqipërisë.

“Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.”, tha Borchard dy net më parë në “Tonight Ilva Tare”.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori i OSBE-së tha që deklaratat e tij janë keqkuptuar, pasi shuma prej 2 miliardë eurosh qarkullon që prej 2013-ës. Por, sipas Dylgjerit kjo shumë sot pritet të jetë shumë më e madhe. Vetëm se për ta marrë vesh këtë do na duhet të presim ca kohë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: 2 miliarde euroBernd BorchardtKanabispara te pistasaimir tahiriylli dylgjeri
Pas

Spalletti i Romës i frikësohet Lyonit

Para

“Mallkimi i 27”, ja këngëtarët që kanë ndërruar jetë në këtë moshë

Para
“Mallkimi i 27”, ja këngëtarët që kanë ndërruar jetë në këtë moshë

“Mallkimi i 27”, ja këngëtarët që kanë ndërruar jetë në këtë moshë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.