Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, ka zhvilluar një mbledhje urgjente ku ka mbledhur të gjitha komitetet komunale. Mbledhjet të komiteteve të partisë janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si në Manastir, Ohër, Shkup, Kavadar, Prilep, Berova, etj.
Referuar raportimeve të mediave vendase në Maqedoni, VMRO ka dërguar urdhër te të gjitha komitetet vendore që të mobilizohen për protesta të mundshme nëse realizohet plani i LSDM-së dhe i partive shqiptare për formimin e qeverisë dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Ndërkaq në shumë qytete të tjera, aktivistët e kësaj partie kanë nisur të bllokojnë rrugët në shenjë proteste. Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë thirrjet për mbrojtjen e atdheut. (XH.A/SHUPLAKA)