Banorët e Zharrëzës kanë mbërritur përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ku kanë nisur protestën ndaj qeverisë për situatën në Zharrës. Mësohet se tetë përfaqësues të tyre, janë takuar me përfaqësues të MEI-t për zgjidhjen e situatës.
Pranë tyre raportohet të kenë shkuar edhe përfaqësues të opozitës, të cilët nuk janë pranuar nga banorët e Zharrëzës. “Protesta jonë nuk është politikë.”, janë shprehur ata.
Protestuesit kanë kërkuar largimin e PD-së dhe të televizioneve, teksa shprehur se pranohen vetëm mediat online që kanë raportuar situatën emergjente në Zharrëz. (XH.A/SHUPLAKA)