Detaje të reja janë zbardhur lidhur me mbledhjet e paralajmëruara paraditen e sotme të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Gjatë ditës u njoftua se Basha do të zhvillonte dy takime, përkatësisht në orën 13:00 dhe 13:30 me krerët e degëve dge Kryesinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi mitingun e radhës së opozitës.
Mësohet se në mbledhjen për diskutimin e strategjisë së protestës, është vendosur që çdo degë do të organizohet në protesta krahas çadrës tek Kryeministria. Gjatë çdo dite do të ketë organizim të protestave në rrethe. (XH.A/SHUPLAKA)