Më 12 shkurt të këtij viti, djali i një mafiozi italian u vra gjatë një përplasje mes grupesh kriminale për kontrollin e trafikut të drogës në zonë. Ngjarja ndodhi në Trani të Italisë, ku gjeti vdekjen 21-vjeçari Antonio Mastrodonato.
Në këtë rezultat ka arritur prokurori i Antimafies (DDA) së Barit, Giuseppe Maralfa me kolegun e Tranit, Marcello Catalano.
Nga hetimet e deritanishme që kanë mundësuar rindërtimin e dinamikës së krimit, bazuar në kamerat e mbikëqyrjes, është arritur të vihet në pranga Giulio Vitolano, i cili ka pranuar se ishte personi që kreu vrasjen.
Por gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë: Alessandro Corda e shqiptari Albi Duda që prisnin Vitolanon në makinë për ta ndihmuar të arratisej. (XH.A/SHUPLAKA)