Banorët e Zharrëzës që erdhën në Tiranë pas një marshimi tre ditor nga Fieri, zbulojnë se për çfarë u diskutua gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Niko Peleshin dhe zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja.
“I plotësuan kërkesat tona. Nuk do largohemi nga këtu derisa të marrim VKM-në.
Në mbledhje nga ana e zëvendëskryeministrit, u premtua nxjerrja e një akti nënligjor i cili do ndalojë tërësisht lëkundjet,i cili do i ndalojë këto procese teknologjke këto në mënyrë përfundimtare.
Do merret përsipër 100% e dëmshpërblimeve e banesave të shkatëruara osë të dëmtuara keq të cilat janë rreth 70. Ndërsa për banesat e tjera, edhe për këto 100 përqind por shteti do thërrasë ekspertë të huaj për të vërtetuar nëse vijnë nga kompania naftënxjerrëse. Dhe nëse kjo vërtetohet të dëmtuarit do të shpërblehen nga kompania, nëse nuk do jetë kështu do shpërblehen nga buxheti i shtetit. U thamë që do qëndrojnë derisa aktet të na dorëzohen, të jenë përfundimtare dhe të firmosen nga shteti.
U fol për disa modalitete por ata do të diskutohen nesër ose pasnesër.”, tha një nga protestuesit.
Ndër të tjera, banorët e Zharrëzës thonë se nuk do të largohen nga Tirana, pa u plotësuar kërkesat e tyre. (D.D/Shuplaka)