Pak minuta më parë forcat e policisë u konfliktuan me banorët e Zharrëzës, të cilët tentuan të ngrenë çadrat përpara ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Gjatë konfrontimit me policinë, njërit prej protestuesve i ra të fikët. Ai quhet Qani dhe ka qenë i pranishëm edhe në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi.
Qaniu është i moshuar dhe për të ka qenë shumë e vështirë të ecë në këmbë për tre ditë me radhë për të mbërritur në Tiranë, por ai nuk u mposht. Ai vazhdon të kërkojë dëmshpërblim nga qeveria, për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës në Zharrëz. Megjithatë, konfrontimi me policinë ishte shumë për një ditë për të, dhe jo vetëm.
“Çadrat do hapen, çadrat do hapen”, kjo ishte thirrja në kor e protestuesve, të cilët policia nuk i lejon të ngrejnë çadrat. (D.D/Shuplaka)