Kompozitori i njohur Miron Kotani reagon ashpër pas lajmit për shkarkimin e David Tukiçit, nga posti i drejtorit artistik të Orkestrës Simfonike të RTSH-së.
Shkarkimi i Tukiçit vjen pas një vale shkarkimesh nga RTSH si Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari, prandaj kompozitori Kotani, e cilëson këtë si një mësymje ndaj muzikës shqiptare.
“Ne keto dite te trazuara dhe nje tjeter lajm bombe nga arti muzikor shqiptar:- Pse ne kete vend te paret qe pushohen nga puna jane artistet ?! C’eshte kjo mesymje ndaj muzikes shqiptare????
Turp dhe rast flagrant ai i kompozitorit , mjeshtrit David Tukiçi. Pas rikthimit ne Rtsh (si drejtues artistik i Orkestres) ai dha nje kontribut te jashtezakonshem ne rikthimin e vlerave me te mira te muzikes shqiptare .
Kujtoj se ne vitet 95-2010 tingujt shqiptare ne Orkestren e Rtsh-se ishin me pikatore dhe planet artistike sezonale te orkestres as qe mund te mendoheshin. Eshte nje turp i madh dhe goditje ndaj cdo muzikanti profesionist shqiptar.Solidarizim maksimal me mjeshtrin Tukici dhe percmim ndaj atyre qe e moren kete akt vandal! M.Kotani.”, reagon Kotani.
Lajmi për shkarkimin e tij u bë i ditur përmes një letre mjaft prekëse nga vëllai i tij Genc Tukiçi, gjithashtu muzikant dhe pianist i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. (D.D/Shuplaka)