Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka firmosur peticionin për Reformën në Drejtësi. Qendra ku mblidhen firmat është në parkun Rinia në Kryeqytet. Reforma në Drejtësi është një hap shumë i rëndësishëm në çuarjen përpara të aspiratave të integrimit.
“Gjykatat bllokuan projetet e Bashkisë dhe prandaj të gjithë ne duhet të kountribojmë që të shpejtojmë hapat e Reformës. Është shumë e rëndësishme të mbledhin 1 milionë firmat që na duhen për këët kompeticion”, tha Veliaj.
Ndërkohë që ajo që vihej re ishte dhe prania e aktorit Gazmend Paja në krah të kryebashkiakut Veliaj.
‘’Unë e dua vendin tim dhe iu bëj thirrje të gjithëve që të vijnë dhe t’i bashkohen kësaj nisme’’, tha Paja.
Ndërkohë që kujtojmë se nuk është hera e parë që aktori Gaz Paja rreshtohet në krah të një nisme politike.
Dhe më parë ai ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në garën për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të FRESH. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1227″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]