Kreu i opozitës Lulzim Basha nga çadra e PD-së deklaroi se provokatorët e Ramës goditën Kreshnik Spahiun. Sipas tij provokatori mori atë që meritonte dhe përshëndeti ata që nuk lejuan që ai të ikte pa iu prekur floku.
“Provokatorët e Ramës goditën Kreshnik Spahiun, provokatori mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që ai të ikte pa iu prekur floku. Mos provokoni popullin, pasi pasojat do të jenë mbi ju.”, u shpreh Basha.
Më tej ai përmendi në fjalën e tij edhe grevistët e Zharrëzës, që sipas tij kanë mbështejtjen e tij të plotë, jo për t’i përdorur politikisht po për shkak se ju kanë shkatërruar shtëpitë.
“Grevitësve të Zharrëzës ju shpreh edhe njëherë solidaritetin dhe mbështjten tonë, duke ju kërkuar mediave të mos censurojnë por të pasqyrojnë të gjitha. I bëj thirrje Edi Ramës që t’i dëgjojë ata. Kanë mbështetjen tonë të plotë, jo për t’i përdorur politikisht po për shkak se ju kanë shkatërruar shtëpitë, për shkak të babëzitjes së tyre.”, tha Basha.
Një vëmëndje i kushtoi edhe artistëve duke u grantuar se do të marrin meritat e tyre. “Republika e re do ta ketë nder të krenohet me punët tuaja artistike, dhe mos kontribuojmë më për fasada. Asnjë njeri i sportit apo kulturës të shpërblehet për çdo punim. Kjo është garancia jonë, mbështetje të drejtëpërdrejtë dhe anullim të plotë të të gjithë tenderave që na shpërdorojnë paratë. Ju falemiderit për këtë qëndrueshmëri per këtë qëndresë. Ora e fitores po vjen. Fitore.”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)