Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja nga Kukësi ka deklaruar se protesta e opozitës është absurde.
“Partia Demokratike po proteston në mënyrë të ligjshme, por protesta e tyre më duket absurde.
Është një përpjekje për të bllokuar Vetting-un, një proces që është i nevojshëm edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, pasi gjykatat e korruptuara kanë marrë vendime abuzive ndaj këtij sektori” tha Beqaj.
Gjithashtu Ministri i kërkoi PD-së dhe kreut të saj që të mos bënin thirrje për dhunë. (J.V/Shuplaka)