14:11 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Ministrat janë kthyer në qen-roje të bizneseve të paligjshme, pse Bankers qenka kaq i fortë”

19:07 | 26/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ministrat janë kthyer në qen-roje të bizneseve të paligjshme, pse Bankers qenka kaq i  fortë”

Gazetari Blendi Fevziu, në një shkrim  botuar në “Opinion.al” shkruan me kritika të mëdha për kompaninë  “Bankers ” dhe shpërthimet që ka sjellë aktiviteti i saj në Zharrëz.

Fevziu  thotë se të gjitha dyert e hetimeve për këtë firmë janë të mbyllura. Gjithashtu, ai thotë se ministrat e qeverisë Rama vetëm sa ruajnë këto biznese të fuqishme dhe nuk guxojnë të dalin kundër tyre.

 “Përse Bankers qënka kaq i fortë sa shteti as nuk guxon të kërkojë as zbatimin e kontratës? Ku janë instrumentat ligjore? Ku janë organet supervizore? Përse heshtën të gjithë me vite dhe përse heshtin sërish. Aq më tepër sot që kompania nuk ka më të njëjtën pronësi. Të gjitha dyert janë mbyllur për të hetuar çështjen Bankers, sot dhe dje. Dhe me siguri nuk do të hapeshin as kaq, sikur ata banorë të mos nisnin një marrshim epik, përpara syve tallës të pushtetit dhe vështrimeve mosbesues të qytetarëve të tjerë”, shprehet Fevziu.

 “Të nisnin një marrshim që na ka turpëruar sot të gjithë. Na ka turpëruar duke na kujtuar se ky vend nuk është koloni; se në këtë vend nuk e bëjnë dot ligjin as ca kompani dhe as ca biznesmenë që i kanë shndruar ministrat e shtetit në qen roje të bizneseve dhe përfitimeve të tyre të paligjshme. Se në këtë vend zëri i qytetarit duhet të dëgjohet. Dhe nëse nuk dëgjohet, ata pak banorë të Zharrzës bënë përpjekjen e parë për t’ju treguar të gjithëve, për të na e treguar të gjithëve, se si fitohet një e drejtë! Ndaj sot unë dhe të gjithë ata që mendojnë si unë ndihemi të turpëruar përpara sjelljes së tyre gjithë dinjitet”, shkruan Blendi Fevziu.

Debati për Bankers është shtuar ndjeshëm kohët e fundit pas ankesave të shumta të banorëve të Zharrëzës se atyre u janë  dëmtuar banesat dhe u është ndotur pa kriter mjedisi ku jetojnë. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: bankers petroleumblendi FevziuZharreza
Pas

“Meta, nëse je socialist i vërtetë, hiq Ramën nga qeveria”

Para

“Ku puthen dy protestat: E Zharrëzës dhe e opozitës”

Para
“Ku puthen dy protestat: E Zharrëzës dhe e opozitës”

"Ku puthen dy protestat: E Zharrëzës dhe e opozitës"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.