Dhënia e çmimeve ‘’Oscars’’ padyshim që shoqërohet edhe me një ceremony parakalimi në tapetin e kuq. Ku më shumë rëndësi se të gjitha të tjerat marrin edhe veshjet e të famshmëve dhe yjeve.
Një nga shqiptaret që ka marrë pjesë mbrëmë në këtë ceremony ka qenë dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.
Zgjedhja e veshjes së këtij viti, ishte sërish në stilin e saj, ekspozon shumë dhe i vë në dukje linjat bombastike.
Fustani i shkurtër, një ndërthurje e transparencës me një lejla të ëmbël është krijim i Rezarta Skifterit. Këngëtarja ka zgjedhur ta kombinojë me një palë këpucë me taka të florinjta dhe një ‘clutch’ po aq të çmuar.
Flokët, ka zgjedhur t’i mbajë në një model natyral, ashtu si dhe grimin. (E.K/SHUPLAKA)