Kuzhinieri shqiptar, Ricard Nika i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij italian Alfio Fallica, 30 vjeç me origjinë nga Sicilia u shfaq i turbulluar në sallën e gjyqit.
Mediat italiane, duke raportuar mbi zhvillimet e fundit të krimit në restorantin “Pulcinella” në Montecarlo, ku shqiptari u arrestua pasi theri me thikë kolegun, shkruajnë se ai nuk ka dhënë detaje.
Ai mbrohet nga avokati Massimo Corradi, të cilin e ka pyetur i çuditur në sallë “Eshtë e vërtetë që ka ndodhur kjo që po më thonë?”.
Avokati e ka pyetur nëse ai ka pasur ndonjë zënkë apo sherr me kolegun italian dhe shqiptari iu përgjigj “Jo, pse duhet të kisha. Absolutisht jo, ai ishte një njeri shumë i mirë dhe nuk ksiha asnjë me të”.
Shqiptari prej vitesh jeton në komunën e Bordighera në rajonin e Liguarias në Itali e punonte si kuzhinier në Montecarlo.
Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar shqiptarin në vrasje, për të cilën edhe akuzohet. (E.K/SHUPLAKA)