Nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste janë zbardhur disa nga urdhrat që kreu i këtij grupi, Gramoz Ruçi u ka dhënë deputetëve socialistë.
“Nuk duhet të mungoni në seancën parlamentare gjatë bojkotit të Partisë Demokratike. Dhe asnjë të mos lëvizë jashtë vendit, as për takime pune dhe as për çështje personale”, u shpreh Ruçi, shkruan një portal online.
Ky urdhër vjen pas bojkotimit të parlamentit nga opozita, për të mos marrë pjesë në jetën parlamentare deri në plotësimin e kushtit të saj për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Mungesa e opozitës në Kuvend, nëse shoqërohet edhe me mungesën e deputetëve nga mazhoranca mund të krijojë problem sa i përket kuorimit të nevojshëm prej 71 votash që mundëson miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të thjeshtë. (J.V/Shuplaka)