11:46 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Letra e Prengës koordinim mes KQZ dhe Ramës, njësoj sikur t’i japësh një pistoletë që të qëllojë sërish”

17:09 | 27/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Letra e Prengës koordinim mes KQZ dhe Ramës, njësoj sikur  t’i japësh një pistoletë që të qëllojë sërish”

Deputeti demokrat Astrit Patozi ka folur mbi dorëheqjen e ish-deputetit socialist Armando Prenga duke thënë se letra i është dukur “prekëse” por që është hartuar me porosi të Edi Ramës. Sipas Patozit letra në përmbajtje ishte e rëndë sepse nuk po ikën nga Parlamnet sepse ai nuk është i denjë por sepse ai qenka mërzitur nga kritikat që i janë bërë prej kohësh. Patozi e vazhdon shkrimin duke thënë se kjo ka ardhur në një koordinim me KQZ-në që t’i shmangë Prengës skadimin e afatit për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

SHKRIMI I PLOTË

ARMANDO PRENGA SHTIU EDHE DUKE IKUR

Dha dorëheqjen vetëm një orë pasi të shqyrtohej për të disatën herë mandati i tij në KQZ-në e keqpërdorur shumë fort nga qeveria. Me një letër prekëse, për të cilën nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm, që nuk e di se nuk e ka shkruar vetë. Sepse Armando Prenga nuk ka asnjë lidhje me tekstin dhe fjalën, me gjuhën dhe kulturën. Ai ishte deputet në parlament deri dje për një zanat tjetër, të cilin e kishte ushtruar me mjeshtëri edhe mu në mes të qytetit.

Nuk ngutem të them me siguri që letrën e Prengës u ul dhe e shkroi me dorën e vet Edi Rama, por jam shumë i sigurt që ajo u hartua besnikërisht me porosi të tij. Por, sipas meje, është shumë e rëndë përmbajtja e letrës dhe mesazhi i saj, se të gjitha ato që mund të ketë bërë në jetë Armando Prenga.

Ai na tha sot me dorën dhe gojën e dikujt tjetër që po ikën nga parlamenti, sepse u mërzit prej tij, dhe jo se nuk është më i denjë për atë sallë. Se atë e kishin shqetësuar kot me akuza në parlament, por jo se ai i kishte hyrë ndonjëherë në hak parlamentit. Një Zot e di pse nuk kanë shkruar që duhet t’i kërkojmë edhe falje atij, që po ikën nga deputet vetëm për hir të qetësisë së familjes.

Sepse, mesa duket, në koordinim të plotë me KQZ-në, Edi Rama ka dashur ta kursejë atë nga vendimi i pashmangshëm i skadimit te mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Është njësoj sikur dikë, që është kapur duke vrarë, jo vetëm ta ndihmosh që t’u ikë nga duart policëve, por edhe t’i japësh një pistoletë, që të qëllojë sërish.   (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: armando prengaAstrit Patozi
Pas

Armando Prenga dha dorëheqjen, por drejtësia italiane e nxjerr të pastër (DOKUMENTI)

Para

Peticione për të shpëtuar Vettingun, gazetari: Nuk mbulohet dielli me shoshë!

Para
Denoncon gazetari: Kush i kaloi në port kamionët mbushur me drogë? Policët morën urdhër të mos afroheshin?

Peticione për të shpëtuar Vettingun, gazetari: Nuk mbulohet dielli me shoshë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.