07:47 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fuga: E gjithë Shqipëria është një Zharrëz që e kanë kaluar në sharrë, ja kush e ka fajin

17:58 | 27/02/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Fuga: E gjithë Shqipëria është një Zharrëz që e kanë kaluar në sharrë, ja kush e ka fajin

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për protestën e banorëve të Zharrëzës dhe veprimet apo mosveprimet që ka bërë qeveria shqiptare deri tani. Ai e ka quajtur gjithë Shqipërinë një Zharrëz të madhe duke thënë se nuk e ka fajin as kompania dhe as kontrata e lidhur me të por mungesa e një drejtësie që të vendosë përpara përgjegjësisë ministrin përkatës.

“Nuk e ka fajin as kontrata ore jo, kushdo parti ta ketë firmosur. Këto janë dytësore! Se nuk ka kontratë që lejon t’u shkatërrosh shtëpitë njerëzve aq sa ata të mos të gjejnë të drejtën dhe të shtrihen pastaj në pllakat e bulevardit si në Mesjetë! Kur nuk ka një përfaqësues të drejtësisë që t’a kapi për prapanice, vithesh, të ndejturash, ministrin e sektorit dhe ta rrasi brenda për krimin e mosveprimit ndaj shkatërrimit masiv të pronës private, të shkatërrimit të mjedisit, të dëmtimit masiv të shëndetit publik, duke i hapur një proces gjyqësor shembullor, mirë e ka kushdo që gjen shesh e bën përshesh”, shkruan Fuga.

 

SHKRIMI I PLOTË:

 

Për tërmetet e vegjël që kanë shkatërruar shtëpitë në Zharrës nuk e ka fajin kompania ore jo. Kompania atë punë ka! Ajo metodë e nxjerrjes së naftës ato shkakton. Dihet ajo!

Nuk e ka fajin as kontrata ore jo, kushdo parti ta ketë firmosur.

Këto janë dytësore!

Se nuk ka kontratë që lejon t’u shkatërrosh shtëpitë njerëzve aq sa ata të mos të gjejnë të drejtën dhe të shtrihen pastaj në pllakat e bulevardit si në Mesjetë!

Kur nuk ka një përfaqësues të drejtësisë që t’a kapi për prapanice, vithesh, të ndejturash, ministrin e sektorit dhe ta rrasi brenda për krimin e mosveprimit ndaj shkatërrimit masiv të pronës private, të shkatërrimit të mjedisit, të dëmtimit masiv të shëndetit publik, duke i hapur një proces gjyqësor shembullor, mirë e ka kushdo që gjen shesh e bën përshesh!

Pastaj tallin çunat e Tiranës prapanicën me fatkeqët e Zharrësit!

E gjithë Shqipëria është një Zharrës i madh, e kanë kaluar në sharrë!

Ne nuk kemi as të drejta, as ku të ankohemi, as të mbrojmë pronën, paratë, vendet e punës, veten!

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: artan fugaZharreza
Pas

Dy vajzat e reja tregojnë tmerrin: 41-vjeçari na tërhoqi zvarrë dhe…

Para

Oficeri që zbuloi gjyqtaren Andrea: Ka vetëm një rrugë për qytetarin, të marrë ryshfetin dhe të mbyllë gojën!

Para
Akuzat për korrupsion, Gjyqtarja Majlinda Andrea nuk do të rikthehet në detyrë

Oficeri që zbuloi gjyqtaren Andrea: Ka vetëm një rrugë për qytetarin, të marrë ryshfetin dhe të mbyllë gojën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të dyshuar si agjentë të Izraelit, arrestohen disa persona në qytete të Iranit

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë

Izraeli lëshon 50 avionë kundër Iranit, godet vendet ku prodhohen raketa

Sot nis rinumërimi i 1282 kutive të qarkut Tiranë, do të shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

IOM: Të paktën 60 persona dyshohet se janë zhdukur në dy përmbytje vdekjeprurëse anijesh pranë Libisë

Rusia-Izraelit: Ndal sulmet “e paligjshme” ndaj Iranit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.