Pas protestës së fundit të banorëve të Zharrëzës përpara godinës së Ministrisë së Energjetikës, qeveria ka hartuar draftin për masat që do merren, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Ky draft i Vendimit të Këshillit të Ministrave për “Marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës” do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të së mërkurës.
Ndërkohë, në një tjetër dokument ministri Damian Gjiknuri urdhëroi kompaninë “Bankers Petroleum” që të ndërproste përkohësisht injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz. Kjo shkresë daton që më 26 dhjetor të 2016-ës.
VENDIMET
Mbështetur në nenin 3 dhe 12, të ligjit nr.7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkim-prodhim), i ndryshuar si dhe në zbatim të nenit 9.3 të Licensë Marrëveshjes, bazuar dhe në konkluzionet e grupit të punës të ngritur nga Kryeministri, Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka firmosur urdhrin nr.1275/1, datë 27.02.2017 ku “urdhëron kompaninë Bankers Petroleum Albania Ltd, të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, sipas standardeve ndërkombëtare e në mënyrë që të shmangen në të ardhmen pasojat negative për komunitetin”.
Në zbatim të Urdhërit nr.178 të dt.27.12.2016 të Kryeministrit “Për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrëz dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës”, grupi i punës është duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe pasojat që lidhen me lëkundjet e tokës në zonën e vendburimit të Patos-Marinzës dhe veçanërisht në zonën e fshatit Zharrëz.
Nga komunikimi i vazhdueshëm që kemi pasur për këtë problem me kompaninë Bankers janë evidentuar qëndrime të ndryshme të palëve në Licencë Marrëveshje përkatëse për shkakun e këtyre lëkundjeve dhe pavarësisht përpjekjeve të bëra për zgjidhjen me negocim të këtyre mosmarrëveshjeve, zgjidhja e saj nuk është arritur.
Meqenëse mosmarrëveshja ka të bëjë me çështje teknike, Bankers Petroleum ka dërguar një shkresë nr.1410/3, datë 09.01.2017 ku fton palët të bien bashkërisht dakord për angazhimin e një eksperti teknik që të asistojë palët në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka përcjellë Bankers Petroleum në datën 20.01.2017 propozimet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, një listë me pesë institute ndërkombëtare: 1). Royal Netherlands Meteorological Institute (ORFEUS); 2). Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia- Luigi Improta, Italy; 3). Sëiss Seismological Service-Stefan Ëiemer; 4).German Research Centre for Geosciences/ Torsten Dahm, Ernst Huenges; 5). University of Bergen, Norëay/Lars Ottemoller.
Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum kanë përzgjedhur me konsensus që eksperti të jetë nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikës (Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia/Luigi Improta). Palët do të përcaktojnë tashmë termat e referencës mbi të cilat do të fillojë punën eksperti i pavarur. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1245″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]