Duket se djali i Lorik Canës ka trashëguar pasionin e të atit për futbollin. Kjo nga një video e ndarë me ndjekësit në Instastory nga vetë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Lorik Cana i është kthyer jetës së tij normale, duke i kushtuar edhe më shumë kohë të birit që rritet dita ditës.
Në këtë moment të ndarë me të, Boiken shikohet i entuziazmuar duke ndjekur fushën e blertë teksa përplas duart e vogla. (XH.A/SHUPLAKA)