Shpeshherë qytetarët ankohen për shërbimin që marin në qendrat spitalore në vendin tonë. Madje ata akuzojnë edhe perosonelin që nuk e kryen punën në mënyrë cilësore. Qytetarët bëhen pjesë e rradhëve të gjata dhe që shërbimin e tyre nuk gjejnë mundësinë ta marin brenda një dite edhe pse është shumë e nevojshme pasi ka të bëjën me gjendjen shëndetësore.
Një qytetar këtë herë ka treguar se në maternitetin “Koço Gliozheni” ka shumë rradhë dhe ka dy ditë që shkon aty bashkë më gruan e tij dhe nuk mbaron punë. Sipas tij ky maternitet është si dhitë që shkojnë në thertore, dhe duhet të shkojë edhe ditën e tretë, pra të nesërmen që të mbarojë punë në këtë maternitet.
“Radhë pafund në maternitetin “Koço Gliozheni”. Dy ditë e s’mbaron punë. Si dhitë në thertore, jo gra maternitet. Do ishte i dobishëm denoncimi. Duhet të vij nesër sërish me bashkëshorten se as sot nuk kryem punë”, shkuan një qytetar për Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)