Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar me homologun e tij francez, Bruno Le Roux.
Në fokus të bisedës së tyre kanë qënë bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave etj. Në këtë taki ministri Tahiri shoqërohej nga zv.ministri Stefan Çipa dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Në deklaratën e homologëve pas takimit Tahiri e vendosi theksin te puna që duhet të bëhet përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj.
‘’Duhet të bëjmë më shumë punë për të bërë qoftë në Paris, në Berlin apo në Romë. Jua thashë më parë janë bërë publike rastet kur shqiptarë që kanë kryer vepra në Francë janë lënë të lirë në Shqipëri apo janë shfuqizuar nga akuzat. Kjo prej gjyqatrëve të korruptuar.
Prandaj është e domosdoshme që të bëhet Reforma në Drejtësi, prandaj është e nevojshme që të bëhet Vettingu’’, deklaroi Tahiri.