Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini ka deklaruar se është e rëndësishme që të rriten shpenzimet për ushtrinë. Në këtë aspekt duhet shumë bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Evropian. Mogherini tha se në 6 mars pritet të merren vendime që do të lejojnë të ecet përpara me bashkëpunimin për mbrojtjen evropiane dhe shpreson që kjo marrëveshje pritet të arrihet për një buxhet të vetëm ushtarak në gjithë Bashkimin Europian.
“Në vend që të kemi 28 investime të veçanta në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi mund të rrisë efikasitetin që me të njëjtën sasi fondesh të realizojmë shumë më shumë për sigurinë e BE-së. Ne jemi një fuqi ushtarake dhe nuk duhet të kemi frikë ta themi këtë. Gjithashtu dimë nga bisedat tona me miqtë tanë amerikanë se pritet më shumë nga Evropa sa i përket fushës së mbrojtjes dhe kjo mund të realizohet përmes Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.
Kjo rritje kërkohet edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. ky i fundit ka theksuar se do të kushtëzojë angazhimin amerikan në NATO nëse vendet anëtare të Aleancës nuk përmbushin kriterin e shpenzimit të 2 përqind të GDP-së për ushtrinë. (J.V/Shuplaka)