Para pak minutash u raportua për një superaksion të policisë së Shkodrës me dhjetëra persona të arrestuar. Mes personave të ndaluar nga policia u raportuan edhe dy kryepleq të cilët nuk e kishin raportuar situatën e hashashit.
Mirëpo me këtë rregull thotë gazetari Sokol Shameti duhet të arrestohet edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka tashmë me ndarjen e re territoriale ka në ngarkim disa fshatra.
‘’Ekziston një ligj sipas të cilit, të zgjedhurit vendorë në lokalitetin e të cilëve kultivohet hashash, ndiqen penalisht. Janë sa e sa kryetarë komunash e kryepleq që po kalben burgjeve sepse nuk kanë raportuar “situatën” e hashashit.
Në zbatim të këtij ligji, mësojmë se edhe kryepleqtë e Pultit në Shkodër, janë ndaluar sot nga policia.
Mirëpo, lind pyetja, kur do ta ndalojë Policia kryebashkiakun e Tiranës për mbushjen me kanabis të fshatrave që me reformën territoriale janë pjesë e Bashkisë së qeverisur prej tij? A nuk duhet të ndëshkohet njëlloj i njëjti faj në dy zona të ndryshme?’’, shkruan gazetari Shameti. (E.K/SHUPLAKA)