23:17 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Në vend të falenderimit për një njeri të mirë! Ka akoma njerëz…

17:41 | 28/02/2017
në Te Gjitha
0
Në vend të falenderimit për një njeri të mirë! Ka akoma njerëz…

Nga Armand Bajrami*

Në vend të falenderimit për një njeri të mirë

Disa orë pas doreheqjes së një deputeti, Tirana u përball dje me një tjetër dorëheqje. Atë të makinës sime në mesnatë. Kishte disa ditë, në fakt, që bënte një zhurmë fishkëllyese të çuditshme, por bazuar në parimin “hë sot, hë nesër”, nuk e kisha çuar në servis.

Ndali mes katër rrugëve, në kuptimin jofigurativ të shprehjes. Nuk u bind më për t’u ndezur teksa semafori mbi urën e Lanës në Rrugën e Elbasanit, të jepte të drejtën të merrje majtas për në Unazë. Falë pjerrësisë së rrugës, e çova me motorr të fikur, pa mund, në anë të rrugës, aty ku po ndërtohet Xhamia e Namazgjasë.

Një “Audi A6” gri, që iu desh të priste dy herë semaforim për shkak të pengesës sime, ndaloi para meje dhe u duk sikur po parkonte. Mes vorbullës së shqetësimit tim nuk po e kuptoja pse duhet të të parkonte ngjitur, kur kishte 100 metër bosh përpara. “Do ndihmë”, pyeti nga xhami drejtuesi i saj. Në pamje dukej moshatar i imi, në mos 2-3 vjet me i vogël. S’di c’përgjigje i dhashë, por pas 1 minuti po i bëja dritë me telefon poshtë kofanos së hapur të makinës sime. “Të është djegur rripi i dinamos. Ka ngecur tek puliezhot. Duhet nxjerre se s’ben”, tha. Nxorri ca pinca nga bagazhi i “Audi”-t.

Te jem i sinqerte, i thashe disa herë “mos u mundo” apo “lere ta perpiqem une” para se ai te behej me graso deri tek berrylat. Je mekanik, e pyeta. Jo, tha, po marr cikë vesh nga makinat. U lyrosa edhe une me te zezë, por rripin e nxorri ai. “Te eshte prishur dhe kjo puliezhoja plastike, tha, por po pate baterine te fortë, deri në shtëpi të çon. Merri keto, t’i kesh kur të blesh të tjerat”.

Une nuk kisha pinca ne makine, por kisha letra te laguara dhe me to pastruam duart. Të falenderoj pa fund, i thashë. I kërkova një numër telefoni me qëllim që, së paku, t’i jepja ndonjë kafe në ditët në vijim për ndihmën e vyer. “Po ik o burrë, tha, ca numri telefoni. S’e bëra për gjë” dhe mori për nga “Audi”. Po emrin si e ke, i thashë, ta di kush më ndihmoi. “Bruno”, tha i buzëqeshur dhe u fut në makinë

Unë nuk di nëse ndonjë mik a shok i imi do merrte mundimin të vinte të më ndihmonte në orën 23:30 në Rrugën e Elbasanit. Bruno e bëri. Nuk deshi asgjë në këmbim. Nuk mesoi as emrin tim. Dhuroi ndihmë dhe iku. M’u gjend, fiks kur kisha nevojë. Nuk i di hallet dhe problemet e tij (uroj të mos ketë të tilla), por mbreme ai gjeti kohë për të ndihmuar një të panjohur.

Përvecse e arriti më së miri më dha një shembull për të forcuar bindjen se njerëzit e mirë në këtë vend nuk kanë munguar asnjëherë..

Etiketa: Blogmand bajrami
Pas

Kush janë tre ministrat e Ramës që kanë fjetur me dashnoret në kompleksin e Balilit?

Para

Shpëtim Idrizi: Vendi është në krizë, propozoj pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Para
Shpëtim Idrizi: Vendi është në krizë, propozoj pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Shpëtim Idrizi: Vendi është në krizë, propozoj pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.