Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ, Shkëlzen Berisha sërish nuk ka bërë vendimin. Por, direkt sapo ka marrë fjalën, ai ka kujtuar një kërkesë me shkrim që ai ka bërë për përjashtmin e kryetarit të komisionit Taulant Balla nga kryesimi i seancës dhe nga pyetja e dëshmitarit, kërkesë e cila është refuzuar. Por sipas djalit t ëish-kryeministrit Berisha, refuzimin e kërkesës e ka marrë vesh nëpërmjet mediave dhe jo nga rrugët ligjore.
“I nderuar kryetar, sekratar, kam paraqitur një kërkesë me shkrim për përjashtimin e kryetarit të komisionit. Siç jam njohur nga mediat e keni refuzuar këtë kërkesë megjithatë nuk më është bërë me dije me shkrim, ashtu siç e parashikon ligji. Ky vendim është marrë në kundërshtim të kodit të procedurës penale.”, tha Shkëlzen Berisha.
Menjëherë Balla ka ndërhyrë në fjalën e dëshmitarit, dhe si pasojë të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat i cili ka përfunduar me nxjerrjen përjashta të Shkëlzen Berishës.
DEBATI:
Shkëlzen Berisha: I nderuar kryetar, sekratar, kam paraqitur një kërkesë me shkrim për përjashtimin e kryetarit të komisionit. Siç jam njohur nga mediat e keni refuzuar këtë kërkesë megjithatë nuk më është bërë me dije me shkrim, ashtu siç e parashikon ligji. Ky vendim është marrë në kundërshtim të kodit të procedurës penale.
Taulant Balla: E di që ke ardhur të bësh teatër, por këtë seancë e drejtoj unë
Shkëlzen Berisha:… (Tenton të flaës por i fikin mikrofonin)
Taulant Balla: Ule zërin. Dëshmitari ka ardhur për të fyer institucionet
Shkëlzen Berisha: Shpifës
Taulant Balla: Unë qofsh ky që jam por ti qofsh ai që je
Shkëlzen Berisha: Shpifës me vendim
Taulant Balla: Do bësh betimin
Shkëlzen Berisha: … Sërish tenton të flaës por i fikin mikrofonin
Taulant Balla: Një sekondë, mbylle atë.. Sa për kërkesën tënde jam i sigurtë që ti ke ardhuir të bësh teatritn e radhës. Mbyllini…
Shkëlzen Berisha: Ke marrë pjesë… (I fikin mikrofonin)
Taulant Balla: Unë jam këtu për të sqaruar gjithë opinionin publik, kemi vepruar sipas ligjit. Një sekondë po flas unë. Ka ardhur koha siç erdhe këtu…
Shkëlzen Berisha: Asnjeri… (I fikin mikrofonin)
Taulant Balla: Ma dhatë, të ka mësuar babi keq ty, ti dhe babi ka ardh koha që në këtë vend të bëhet drejtësi.
Sa i përket kërkesës ky komision ky komision e ka shqyrtuar
Shkëlzen Berisha: … (tenton të flasë)
Taulant Balla: Ti nuk do ta bësh betimin, dil përjashta. Ju lutem garda e Republikës nxirreni. Zotëqria do të paditet. Dil Përjashta të thashë! (Del)