Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Twitter për pezullimin e punimeve të Velierës në Durrës dhe mos ndalimin e punimeve nga ana e Bashkisë.
Ai ka pyetur: Ku janë kriminelët, në gjykatë apo në pushtet?
Veliera u ndalua të ndërtohej përkohësisht pas akuzave të disa eksponentëve të shoqërisë civile në Durrës por jo vetëm që treguan fakte që në Durrës po varrosej pasuria e këtij qytetai me trashëgimi kulturore të lashtë.
Në krah të torrës veneciane u gjet vazhdimi i murit bizantin të qytetit dhe arkeologët u shprehën se po humbet e shkuara nga ky projekt.
Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako është kritikuar këto kohë se po betonizon qytetin e Durrësit.
SHKRIMI I PLOTË:
Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton! Ku janë kriminelët, në gjykatë apo në pushtet?! Po bëjmë shtet apo shaka!
(M.D/ Shuplaka)