Policia italiane në qytetin e Novaras ka vënë në pranga një 28 vjeç shqiptarë. Personi në fjalë i identifikuar si Trifon Nezha është denoncuar nga ish e dashura e tij, pasi e përndiqte dhe kërcënonte pas ndarjes.
Nezha ishte shpallur në kërkim që nga muaji mars i vitit të kaluar. Ai kishte humbur gjurmët pas denoncimit nga ish e dashura dhe dyshohet se ka qëndruar në Shqipëri për t’u rikthyer sërish në Itali.
28-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua pas një operacioni nga karabinierët e Novaras, ndërsa rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Sipas mediave italiane, Nezha u mbajt nën vëzhgim për disa ditë derisa karabinierët arritën të gjenin vendin ku strehohej.
Nga operacioni në banesë u arrestua edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Erjion Rama, 23 vjeç, i akuzuar për disa vjedhje. (M.D/ Shuplaka)