Gazetari Artan Hoxha ka sjellë live në emision fara kanabisi, teksa fliste mbi fenomenin e kanabizimit, mbjelljen dhe shitjen e tij dhe ndikimin në zgjedhje.
I ftuar në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Hoxhëa shprehet që pavarësisht se policia ka sekuestruar tonelata me kanabis, çmimi i tij në Shqipëri nuk ndryshon.
“Meqe jemi në fillim të vitit është fillimi i ciklit të mbjelljes. Nëse sezoni vjet ka përfunduar në fillim të nëntorit. Janë kapur rreth 30 milionë euro kanabis. Kur kapet një sasi e madhe kanabisi ka luhatje në treg. Pra çmimi nuk rritet pavarësisht se kapet shumë. Kjo do të thotë se kemi një depozitë të madhe kanabisi. Në 48 orët e fundit në Gjermani ka shkuar 4 mijë euro kilogrami i kanabisit. Sa më shumë kapet aq më shumë bie çmimi i kanabisit në Shqipëri. Policia ka kapur 2.5 rrënjë kanabis dhe 100 ton të thatë dhe çmimi të vazhdon bie. Kanabis mbillet në fund të marsit dhe nga momenti i farës deri në momentin e mbjelljes duhen 2 javë. Kanë qenë të rralla rastet kur është kapur fara kanabisi. Presidenti ka deklaruar se kishte indo se kanë hyrë disa ton fara kanabisi në Shqipëri. Farat e kanabisit nuk janë fara kajsie. (tregon farat) kjo blihet jashtë nga 1.1 deri në 1.5 euro për farë me shumicë. Këtu janë 13 kokrra fara kanabisi”- tha Hoxha.
Kjo është hera e dytë që në këtë emision sillet lëndë narkotike. Kujtojmë se në shtator, gazetarja solli në emision një bimë kanabisi, por policia hyri live në emision për ta sekuestruar atë. (D.D/Shuplaka)