02:39 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-ministri i Jashtëm mohon intervistën për Berishën: Çfarë u botua nuk është e imja

21:57 | 28/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministri i Jashtëm mohon intervistën  për Berishën:  Çfarë u botua nuk është e imja

Ish-ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi ka mohuar në mënyrë  kategorike një deklaratë të botuar në një media të shkruar që fliste për një promemorie për rrëzimin e qeverisë Meksi të vitit 1997.

Serreqi ka thënë se nuk ishte shprehur në ndonjë gazetë për rrëzimin e qeverisë “Meksi” dhe se e përgënjeshtron këtë lajm.

“Me 20 shkurt , “GSH” botoi artikullin me titull “Intervista/Ish-ministri i Jashtëm: Shkëputja nga PD në 1997, Berishën do e gjykojë historia. Së pari, dua të sqaroj të gjithë lexuesit dhe opinionin publik se unë, Alfred Serreqi, nuk kam dhënë asnjëherë asnjë intervistë, as intervistën në fjalë, për asnjë organ të shtypit shqiptar, në respekt të një vendimi që e kam marrë që në vitin 1997. Kam komunikuar me drejtuesit e “GSH” dhe kam kërkuar prej tyre që të bëjnë përgënjeshtrimin, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në këto rrethana detyrohem të drejtohem në gjykatë për të gjetur një zgjidhje ligjore, gjë që do ta bëj, por më së pari, detyrohem të shprehem publikisht për të korrigjuar disa opinione të shprehura kinse nga unë, që cenojnë figurën time e bien ndesh me mendimet e mia” shprehet Serreqi.

“Ne kërkonim atë që kemi shkruar në promemorie, që të rrëzohej qeveria që ishte në ’97-ën, si një shans për të rihapur një debat publik, një tavolinë politike le ta quajmë kështu, një bashkëqeverisje edhe me palët e tjera. Në fakt, kjo gjë u bë, por u bë me vonesë. E bëri Berisha, por e bëri me vonesë. Kjo ishte e para. Së dyti, që personazhi i presidentit të mos futej më në skenën partiake. T’i ktheheshim një shteti institucional që presidenti duhet të rrijë mbi palët dhe jo siç u angazhua me një palë. E treta, duhej të gjendej një zgjidhje, qoftë edhe provizore që kishte të bënte me problemin financiar, pasi njerëzit kishin humbur paratë dhe kishin dalë në rrugë”,  Serreqi citohej duke “thënë” mes të tjerave në artikull.  

 “Nuk është e vërtetë intervista në gojën time, ajo që është botuar një javë përpara nuk është e imja” mohon  ish-ministri Serreqi. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ish minister
Pas

Zhdukja e kontenierëve me lëndë kimike, Prokuroria e Përgjithshme: Ky lajm s’ka asgjë të vërtetë!

Para

Basha shpjegon thirrjen për “luftë”: Reagim ndaj së keqes, në çadër janë futur provokues të paguar

Para
Basha shpjegon thirrjen për “luftë”: Reagim ndaj së keqes, në çadër janë futur provokues të paguar

Basha shpjegon thirrjen për “luftë”: Reagim ndaj së keqes, në çadër janë futur provokues të paguar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.