Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Studio e Hapur” tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë në Shqipëri . Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes.
Basha foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar protestën e opozitës.
“Këtu në këtë çadër janë futur njerëz të paguar. Është dhunuar dhe kryetari i një partie. Në Fier janë dhunuar dy vajza 29-vjeçare. Thirrja ime ka qene një reagim ndaj të keqes” u shpreh ai.
“Nuk ka asnjë paralele me 21 Janarin. Ka qenë dita ime më e tmerrshme për mua si politikan dhe qytetarë. Nuk ka asgjë të përbashkët. Protesta jonë është më e madhe e 26-vite”, tha Basha i pyetur lidhur me 21-janarin dhe një lloj analogjie të mundshme mes asaj proteste dhe të sotmes.
Basha po ashtu shtoi se ka vetëm tre rrugë: E para që të dorëzohet ai, të dorëzohen njerëzit e protestuesit dhe e treta që Rama të ikë. Basha tha se dy të parat nuk do të ndodhin dhe e vetmja rrugë është ikja e Ramës.
(M.D/ Shuplaka)