02:12 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Në fjalimin e parë si President në Kongres, Trump: Emigrantët, ringritja e vendit dhe politika e jashtme

07:08 | 01/03/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në fjalimin e parë si President në Kongres, Trump: Emigrantët, ringritja e vendit dhe politika e jashtme

Donald Trump ka mbajtur dje fjalimin e parë si president i SHBA-ve, para dhomës së kongresit amerikan. Fjalimi i Trump u prit dhe shoqërua me ovacione e duartrokitje gjatë gjithë kohës.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan dha sinjalin e parë pozitiv në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të emigracionit. 

“Unë jam i hapur për legalizimin e miliona emigrantëve të paligjshëm, që nuk kanë kryer krime të rënda në SHBA”, tha Trump, para kongresit. 

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Trump i bëri thirrje kongresmenëve që të punojnë bashkë me të, për rregullimin e sistemit shëndetësor, infrastrukturës së vendit, infrastrukturës ushtarake dhe ri-ngritjen e ekonomisë së vendit.
 
Trump nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e tij për NATO-n, por këmbënguli edhe para kongresmenëve, se vendet anëtare të Aleancës duhet të përmbushin detyrimet e tyre financiare.

Gjatë fjalës së Trump, një pjesë të rëndësishme zuri edhe mbrojtja dhe justifikimi i veprimeve të ndërmarra nga ai, në këto ditë të para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Lidhur me politikën e jashtme, Presidenti bëri thirrje për një angazhim më të madh dhe të drejtpërdrejtë me botën. Kjo, – tha ai, – është një politikë e rolit udhëheqës amerikan në bazë të interesave jetike të sigurisë që SHBA ndajnë me aleatët.
“Ne mbështesim fuqimisht NATO-n, një aleancë e farkëtuar përmes lidhjeve gjatë dy luftërave botërore që rrëzuan fashizmin dhe Luftës së Ftohtë që mundi komunizmin. Por partnerët tanë duhet të përmbushin detyrimet e tyre financiare. Dhe tani, bazuar në diskutimet tona shumë të fuqishme dhe të sinqerta, ata kanë filluar të bëjnë pikërisht këtë,” – u shpreh Presidenti Trump. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: fjalimikongresitrump
Pas

Kënga e re e Era Istrefit jehonë edhe në SHBA (FOTO)

Para

SHTYPI I DITËS. 01/03/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS. 01/03/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.