Lëngjet na nevojiten së shumti në trupin tonë, madje janë shumë të shëndetshme për ne dhe kur janë të freskëta. Por jo të gjitha lëngjet e frutave janë të mira kur bëhet fjalë për rënien në peshë, pasi ato kanë sheqer të shtuar. Kosi i frutave, qumështi i bajameve, apo lëngjet e frutave që shiten nëpër supermarkete, të gjitha kanë sheqer të shtuar.
Por, cili mund të jetë ai përbërës sekret që mund t’u rikthejë lëngjeve të frutave fuqinë për të djegur yndyrën? Përgjigja është erëzat. Erëzat si kanella, xhenxhefili , arrëmyshku ju japin shije lëngjeve dhe i ëmbëlsojnë ato pa shtuar asnjë kalori, shkruan gazeta shëndeti +.
Ato përveçse ndihmojnë në rënien në peshë, njerëzit që përfshijnë erëzat në dietat e tyre janë më të shëndetshëm, duke filluar nga shëndeti mendor, ai i zemrës dhe nivelet e sheqerit në gjak. (J.V/Shuplaka)