Pak ditë më parë ish-kryeministri Berisha sulmonte ‘’Fiks Fare’’ se kishte marrë para për të mos publikuar një skandal në një shkollë në Fushë-Krujë.
“Drejtoresha e shkollës së mesme të Fushë-Krujës u filmua nga ‘Fiks’-i duke marrë 300 euro, por ‘Fiks’-i nuk e nxori filmimin kundrejt një ‘gjobe’ prej 10 mijë eurosh, që i pagoi drejtoresha!”. Kështu shkruajti dy ditë më parë Berisha në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku akuzonte hapur emisionin investigativ për gjobëvënie. Kjo nuk është hera e parë që ky emision përflitet se vendos gjoba kryesisht ndaj biznesemenëve apo politikanëve.
Po si135 duket Çakulit pas këtij lajmi iu deshën disa ditë kohë që të mendonte lëvizjen e rradhës. Ai sot shpreh habi se si lideri politik i së djathtës merr të mirëqena “letrat anonime”, siç i quan ai denoncimet e “qytetarit dixhital.
Duke folur për ‘’GSH’’ai tha se “si mund të merret e mirëqenë ç’do idiotësi dhe çdo paranojë e Sali Berishës? Dërgon një letër anonime dikush dhe kjo letër anonime quhet e mirëqenë dhe e shpall ai. Si mund të shpallet? Mund të quhet e mirëqenë një letër anonime?
“Nuk është hera e parë që ai dështon. Këtë mesazh ia bëri ‘Fiks’-i vetë. U ulëm vetë ne dhe e bëmë një mesazh, ia bëmë që ‘Fiks’-i merr kështu dhe kaq. Ne nuk duam të hakmerremi me këtë punë, sepse ajo ngjarje nuk ka ndodhur fare. Mund ta verifikoni nëpër shkolla. Nuk është mesazhi i parë që i kemi bërë”, përfundon Filip Çakuli. (E.K/SHUPLAKA)