Nga disa pamje përmbledhëse që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, shihet se çfarë punimesh po kryhen për të përfunduar projektin që pritet të shndërrojë sheshin e kryeqytetit.
Ndër pamjet e publikuara, shihen në disa momente edhe punimet që po kryhen në kuadër të parkimit nëntokësor, për të cilin Veliaj ka folur gjerësisht në daljet e tij publike.
Mes të tjerave, ai ka bërë me dije se sistemi i parkimit do të jetë me pagesë, që do të bëhet në mënyrë elektronike dhe të ardhurat do të përdoren për pyllin orbital.
“Një muaj të mbarë të gjithëve!
Vërtet shkurti ka më pak ditë, por kjo s’do të thotë që bëmë më pak punë. Shihe vetë çfarë po ndodh në kantierin më të madh në qytet.”, shkruan ndërkaq kryebashkiaku. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1260″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]