03:10 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s, shkak borxhi prej dhjetra milionë dollarësh

19:51 | 01/03/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s, shkak borxhi prej dhjetra milionë dollarësh

Borxhet që arrijnë qindra miliona euro kanë bërë që thuajse të gjitha pronat e astetet e ARMO-s të përfundojnë të konfiskuara apo në ankande.

Pasi një bankë bleu vitin e shkuar 54 prona të ARMO-s dhe një tjetër nxorri në shitje rreth 22 prona të tjera, është Albpetrol ajo që kërkon të marrë diçka nga rafineria shtetërore e naftës.

Albpetrol ka nxjerrë në ankand një pronë prej 31 mijë metrash katrorë në Mallakastër. Sipas kompanisë përmbarimore që organizoi tenderin, vlera e pronës llogaritet 17 milionë lekë dhe afati i fundit i dorëzimit të ofertave ishte 27 shkurti.

Sipas KLSH, vlera totale e borxhit të ARMO-s ndaj Albpetrol arrin në 30 milionë dollarë.

Ndërsa asetet e ARMO­-s rezultojnë të konfiskuara, në proces ankandi, apo të shitura, Rafineria e saj në Ballsh gjithsesi vazhdon punën nën Ionian Refining dhe Trading Company, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale. U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, kishte arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO­-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.

Por një grevë e punonjësve për pagat në janar, si dhe kërcënimi për vetëvrasje i njërit prej tyre më vonë, tregon se problemet financiare të ARMO-­s nuk kanë gjetur ende zgjidhje. /reporttv/

 

 

Etiketa: KLSH
Pas

Zhdukja e kontenierëve me armë kimike, Denion Meidani: Një gjenocid mjedisor, doganat të japin llogari një më një

Para

Shqiptari që flet rrjedhshëm 8 gjuhë të huaja

Para
Shqiptari që flet rrjedhshëm 8 gjuhë të huaja

Shqiptari që flet rrjedhshëm 8 gjuhë të huaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.