Dita e parë e marsit nuk mund të kalonte pa një aksident në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme pranë zonës së “Don Boskos”.
Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me reklamat e trotuarit në anën tjetër të saj, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
“Top Channel” raporton se shkak i këtij aksidenti mendohet se është bërë drejtuesi i benzit, i cili ka kaluar në kundërvajtje me semaforin. (D.D/Shuplaka)