Edhe pse Presidenti maqedonas Ivanov ua ka plotësuar kërkesën e protestuesve maqedonas për të mos ia dhënë Zaevit mandatin për kryeministër për shkak të platformës shqiptare, mijëra maqedonas sonte kanë protestuar kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Alsat-M raporton se protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejt Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta pa ndonjë incident.
Protestuesit u drejtuan për të protestuar para selisë së LSDM-së, por u ndaluan nga kordoni policor.
Jo zyrtarisht mendohet se në protestën e sotme, e cila u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare, morën pjesë rreth 6 mijë protestues. Presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij. (M.D/ Shuplaka)