Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu tregon se pse i është bashkuar protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Spahiut, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku vota blihet dhe shitet si mall.
“Është një kauzë e drejtë, i vetmi vend në gjithë arenën ndërkombëtare që nuk numërojmë votën e qytetarëve. E blejnë, e shesin, e kemi mall si sheqeri, gjalpi, djathti. Kjo histori duhet të marrë fund.Është kauza që duhet ti bashkohet çdo qytetar, për këtë arsye i kemi dhënë besën dhe marrëveshjen PD.”, deklaron Spahiu.
Nga ana tjetër, Spahiu kërkon edhe numërimin elektronik të votave, dhe për këtë shprehet se është i gatshëm që të durojë edhe tre muaj përtej qershorit, kryeministrin Edi Rama në pushtet.
“OSBE dhe Edi Rama duhet të dinë se ka dy eksperienca. E para, opozita është e gatshme ti ofrojë Edi Ramës edhe nja tre muaj më shumë. Nuk themi që të qeverisim ne. Ta zgjasim datën e zgjedhjeve, le ti bëjmë në shtator, le ta mbajë postin e Kryeministrit. Le të qeverisë dhe pak pse jo, por të krijojë mundësinë e votës elektronike. Më mirë lëngojmë edhe tre muaj nën zgjedhën e Edi Ramës por garantojmë votën e shqiptarëve. Fakti që heziton të bëjë votën elektronike tregon se ka frikë nga vota e popullit.”, thotë Spahiu në “Ora News”.
Sipas Spahiut, votimi numerik dhe përfshirja e emigrantëve në votim do bënim të mundur një rrotacion politik. (D.D/Shuplaka)