Situata në Maqedoni duket të ketë angazhuar seriozisht edhe politikanët shqiptarë me deklaratat e tyre. Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjeorgje Ivanon për refuzimin e mandatit për kryeministër, të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pasi ky i fundit mbështeste dhe platformën shqiptare, ka reaguar edhe kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një reagim të tijin Basha ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrim e presidentit të Maqedonisë duke e quajtur një akt diskriminimi midis etnive shtetformuese në Maqedoni. Basha shkruan se pranimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë dhe zgjeron hapsirën e lirisë.
Basha ka rikonfirmuar edhe mbështetjen për platformën shqiptare nga ku i bën thirrje partive politike shqiptare në Maqedoni që të qëndrojnë të bashkuara në mbështetje të të drejtave ligjitime të shqiptarëve në Maqedoni.
Deklarata e Lulzim Bashës:
Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.
E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.
Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.
Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.
Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.
Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.