Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Renato Milloshit. Ky u vetëdorëzuar dy ditë më parë në polici dhe dyshohet të jetë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Elton Çiçës në 1 maj të vitit të kaluar, në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Ky është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë akuzohet për vrasje në bashkëpunim, por ai nuk e ka pranuar këtë akuzë.
Milloshi në dëshimnë e tij ka deklaruar se ku është fshehur gjatë kësaj kohe dhe çfarë di për Jani Aliajn, personi që edhe sipas tij, është vrasësi i Çiços.
“Pas ngjarjes jam fshehur në periferi të Tiranës ku kam jetuar në banesa të ndryshme në Sauk dhe tek Kodra e Diellit si dhe në banesa pranë Qendrës Kristal. Me Jani Aliajn nuk kam kontaktuar. Kam dëgjuar që ka ikur jashtë vendit. U lodha duke u fshehur bodrumeve për 1 vit”, ka thënë ai, duke shtuar se ishin familjarët që e bindën të vetëdorëzohej.
Renato Milloshi pronari i makinës tip ‘Ford’ pranoi ndër të tjera se ishte ai që transportoi Jani Aliajn në lokalin ku ekzekutoi Çiçon. Makina u sekuestrua nga blutë disa dite me vonë në një parking në zonën e ish-Bllokut. (J.V/Shuplaka)