Një tjetër çështje ku deputeti Ben Blushi u ndal gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvenmdit ishte ajo e dy amendamenteve të dorëzuara në parlament, ku në një moment ai iu referua edhe fushatës së Monika Kryemadhit në Lezhë duke e ironizuar atë.
Dy amendamentet e prezantuara nga Blushi ishin: numërimi elektronik dhe financimi i partive. Referuar fushatës elektorale në Lezhë, ai tha se sheshi ishte shtruar me tapet, kishte ndriçim dhe kolltuqe.
“Sa për reformën zgjedhore. Kemi sjellë në parlament dy amendamente. Numërimi elektronik mund të bëhet, nuk po kërkojmë numërim elektronik në çdo fshat. Ka mundësi që në 100 pika të ketë numërim elektronike. Kjo jep besueshmëri, nuk është ofertë. Është një nevojë për t’i dhënë zgjedhjeve më shumë besueshmëri.
Është e mundshme që makina të numërojë. Duhet të investojmë për standardin e zgjedhjeve. Amendamenti i dytë lidhet me financimet, problemi i dytë i zgjedhjeve.
Nevojitet të vemë kufi për shpenzimet në zgjedhje. Duhet të ketë një kufi të përcaktuar me ligj se sa para duhen shpenzuar për zgjedhjet.
Në Lezhë u mbush sheshi me tapet si me qenë dhomë gjymi e kolltuqe prej ari e drita e ndriçim, për ca duhen kaq shumë shpenzime, amendamenti duhet të vërë tavan shpenzimeve. Franca me ligj 0.6 euro për banorë, cdo shpenzim mbi këtë kuotë llogaritet dhe deputeti ndëshkohet.
Më shumë se 50 milionë euro është harxhuar në këtë parlament. Nga dalin këto para? Janë para që dalin nga ekonomia e Shqipërisë. Nuk mund të jemi ne parlamenti më i shtrenjtë, jemi vendi më i varfër në Europë.
Kush i kontrollon këto para? Dy partitë e vjetra. Më tregoni një investim në turizëm që ka kushtuar 50 milionë euro. Ne 14 burra e gra nuk vlejmë më shumë se 500 italianë apo 600 francezë.”, vijoi më tej kreu i LIBRA-s.
(XH.A/SHUPLAKA)