Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend është marrë me vendimin e qeverisë për Zharrëzën. Ai tha se kërkesat e banorëve si rrallëherë më parë jo vetëm u dëgjuan po edhe u shqyrtuan për një kohë të gjatë.
Duke iu drejtuar Blushit ai tha se deputeti bën mirë që të informohej më parë për Zharrëzën.
‘’Sapo dëgjuam një njeri që recitoi këtu për Zharrëzën, i cili më parë nuk kishte dëgjuar më parë ku binte Zharrëza. Ti synon të bësh pis mendjet njerëzore. Duhen thënë disa të vërteta. Problemi është se në Zharrëz kanë nisur problemet që para dhjetë vitesh dhe jo tani.
Nuk janë zgjidhje që mund të bëhen në një ditë. Blemë sizmiografë të cilët monitoruan zonat. Nuk ka shpërthime po është injektim i ujit teknologjik. Kjo është një procedurë e caktuar që bëhet e mundur. Mendohet se ky fenomen ka lidhje me lëkundjet. Në dhjetor kur u shtuan lëkundjet ne i pezulluam punimet, me një faturë 20 milionë dollar.
Poezi mund të bëjmë të gjithë nëse kemi talent. Vendimet e qeverisë nuk mund të merren kaq thjeshtë. Me urdhër të kryeministrit po atë ditë u ngrit një grup pune për të nxjerrë konkluzionet se çfarë lidhje kishin fenomenet me njëri tjetrin. Duhen sizmiografë shtesë. Nëse do të dalë lidhja shkak pasojë mes ujit teknologjik dhe lëkundjeve ne duhet të vendosim përfundimisht.
Ne vendimin e qeverisë thuhet se nga 70 shtëpitë e dëmtuara, gjysmat do t’i paguajhë qeveria shqiptare dhe gjysmat do t’i paguajë Bankers. Masat që mund të marrin ose zhvendosja e aktivitetit të hidrokarbureve ose zhvendosja e banoreve. Dëme këto që do t’I paguajë kompania.
Një pjesë e grevistëve u manipuluan. Ku ishin 400 banorë të tjerë? Pse pjesa tjetër firmoste në zyrën e kryebashkiakut të Patosit? Plani ishte të bllokoheshin institucionet, për të bërë presion ndaj ministrive’’, deklaroi Gjiknuri. (E.K/SHUPLAKA)