Për vendimin e Gjykatës Franceze, ka reaguar menjëherë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se bëhet fjalë për një vendim të padrejtë dhe të motivuar politiksht.
Ai i kërkon Francës që të marrë masa për të garantuar paanësi të gjykatës së Colmarit dhe lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Reagimi i Sali Berishës:
Nje vendim i padrejte dhe politikisht i motivuar!
Te dashur miq, sot kur mbare shqiptaret prisnin kthimin e Ish komandantit te shquar te Luftes Çlirimtare, ish kryeministrit te Kosoves, kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj, gjykata franceze shtyu dhe per nje muaj vendimin e saj duke deshmuar qarte dhe perfundimisht se Ramush Haradinaj eshte arrestuar mbi bazen e nje mandat arresti politik te Beogradit dhe ne kundershtim me ligjin nderkombetar qe Franca vet e ka votuar mbahet ne kete vend qartesisht per motive politike.
Shtyrja edhe per nje muaj e vendimit per ti dhene kohe shtese krimineleve ne Beograd per te trilluar, fabrikuar me tej dosjen Haradinaj, dosje e shqyrtuar dy here me pergjegjesi te plote nga gjykata nderkombetare e Hages, e cila shpalli dy here pafajesine e plote te z Haradinaj, nuk i ben nder drejtesise franceze, perkundrazi deshmon shperfilljen e vendimeve te gjykates se Hages dhe anesimin e gabuar me agresorin, Beogradin.
Ky vendim demton rende paanesine e gjykates dhe provon se, midis parimit themelor te drejtesise se gjitha koherave in dubio pro reo, dhe akuzave politike te Beogradit, ajo anesoj me vendimin e saj nga keto te fundit!
Ju bej thirrje autoriteteve me te larta franceze te marrin cdo mase per te garantuar paanesine e gjykates se Kolmarit dhe lirimin e menjehershem te ishkryeministrit te Kosoves, peng i kurtheve dhe mandateve politike te Beogradit! sb
(XH.A/SHUPLAKA)