Një i ri shqiptar është arrestuar në Venecia nën akuzën për vjedhje dhe posedim droge, kjo u kap në flagrancë me disa doza kokaine, një thikë dhe 3 mijë euro në xhep. Mësohet se shqiptari ishte i papunë.
Pas arrestimit, policia ushtroi një kontroll edhe në banesën e të riut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Por ajo çfarë zbuluan atje, i habiti bardhë e blutë.
“Armë, drogë dhe një pikturë të shekullit të 19-të, e ruajtur në një dollap”, kjo është tabloja e dhomës së 24-vjeçarit.
Sipas policisë, arma gjysmë automatike, rezulton e vjedhur më 12 shkurt në Venecia dhe për të ishte bërë një denoncim. Nga ana tjetër, piktura me Krishtin kap një vlerë prej 4 deri në 40 mijë euro. Por nuk dihet ende prejardhja e saj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1273″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]