Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte nga çadra e protestës në një lidhje live për emisionin Opinion ka deklaruar se nuk do ketë kthim në Parlament, përderisa Parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit.
Basha theksoi se sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD nuk kthehet në Parlament.
Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike.
“Ligji i vettingut do të votohet vetëm në rastin kur do të hapet rruga për një qeveri teknike, si garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Lulzim Basha deklaroi po ashtu se me kreun e Kuvendit Ilir Meta nuk ka komunikuar dhe nuk ka asnjë lidhje.
Basha ka thënë më përpara: Ka tre alternativa; të dorëzohem unë, të lodhen njerëzit, dhe e treta; të largohet Rama. Unë nuk dorëzohem. I kam pyetur njerëzit. Ata thonë se nuk dorëzohen.
(M.D/ Shuplaka)