Gazetari dhe moderatori ka shpërthyer në fjalë banale në puntatën e sotme të emisionit të tij “Të Paekspozuarit, kundër kreut të opozitës Lulzim Basha.
Tema e sotme e emisionit ishte “Vetting, i dashur vetting”, dhe Rakipi kishte menduar të realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me Bashën nga çadra e opozitës, por pasi ky i fundit e refuzoi kërkesën, Rakipi doli nga vetja.
“Lulzim Basha ka krijuar një lëvizje që quhet MAGA (Make Albania Great Again). Për këtë lëvizje ne deshëm ta pyesnin se është lëvizja që ka krijuar edhe presidenti Trump (Make America Great Again), pra Basha ka kopjuar presidentin Trump. Që në mëngjes kemi telefonuar stafin e tij që ta pyesim, dhe na tha se do mendohej. Ai u mendua. Përfundimi është se nuk do të vijë të na përgjigjet. Ka filluar të shajë median shqiptare. Ne na erdhi keq për këtë gjë, na erdhi keq kur filloi të shante njerëzit me të cilët, të më falni ka qenë by**ë e brekë. Shahet me ta nëpër studio, dhe ne na vjen turp.”, tha Rakipi i revoltuar.
Ndërkohë Basha ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. (D.D/Shuplaka)