Gjatë ditës së sotme pritet deklarata zyrtare e “Fininvest” lidhur me shitjen e aksioneve të Milanit në pronësi të Sino Evrope Sport kundrejt pagesës së një depozitë të tretë prej 100 milionë euro që do të paguhet në arkën e kuqezinjve jo më vonë se data 10 mars.
Zvarritja e negociatave përfundimtare të Milanit pritet të vazhdojë edhe më gjatë pasi tashmë po përflitet një tjetër datë, ndryshe nga sa ishte raportuar se shitja definitive do të ishte në fillim të marsit.
Bëhet fjalë për datën 31 marsin deri më 7 prill ku kinezët pritet të arkëtojnë plot 100 milionë euro, shkruan “Calciomercato.com”.
Nëse kjo dështon, atëherë shitja nuk do të bëhet dhe 200 milionët e dhënë më parë do të mbesin në pronësi të Berlusconit. (E.K/SHUPLAKA)