Një sasi prej 21 kilogramë lëndë narkotike, 39 fishekë dhe një aparat celular janë sekuestruar gjatë operacionit të zhvilluar në Elbasan.
Është vënë në pranga, një i ri, banues në fshatin Trojas Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Trojas Belsh.
Detaje të Policisë së Elbasanit:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “BRILANT”.
Sekuestrohen 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 39 copë fishekë dhe një aparat celular.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një hetimi të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin e koduar “BRILANT”.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i nj 23 vjeçari banues në fshatin Trojas Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Trojas Belsh , grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
39 copë fishekë armë zjarri model 54, kalibër 7.62 mm.
1 aparat telefoni celular.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)