Më shumë se 300 bimë kanabis u gjetën të mbjella brenda vilës në komunitetin Lodge Ëood Drive Ashford. Kontrolli dhe sekuestrimi i bëmëve narkotike u krye pas denoncimit të banorëve të komunitetit që ngritën dyshimet mbi vizitat e shpeshta në këtë banesë.
Pas zbulimit të “fabrikës së kanabisit”, autoritetet vunë në pranga një 25-vjeçar shqiptar të identifikuar si Robert Jaku.
Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar 2 vite më parë me kamion dhe se ai ishte thjesht “kopshtari” i “fabrikës”. Ai ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi trafikantët e kanabisit në një bar-kafe në Croydon i ofruan 6000 £ për t’u “kujdesur” për “fabrikën”. Sipas ekspertëve, ai u “ka rrjepur” shpërndarësve qindra mijëra paund.
Mësohet se shqiptari e kishte mbjellë drogën në dhomën e ndenjës dhe në 2 dhomat e gjumit. (XH.A/SHUPLAKA)