14:48 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zbulohen mesazhet e Mogerinit për politikën shqiptare: Reforma zgjedhore dhe Vettingu!

10:24 | 03/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen mesazhet e Mogerinit për politikën shqiptare: Reforma zgjedhore dhe Vettingu!

Ashtu si dhe është lajmëruar ditë më parë në vendin tonë do të mbërrijë sot në disa takime zyrtare Federika Mogerini. Në takimet e saj me liderët më të lartë te vendit padyshim një theks kryesor do të vendoset te Reforma në Drejtësi.

Mogherini do të zhvillojë vetëm dy takime të hapura për mediat sot në vendin tonë.

17:30 – 18:30 -Fjalim para studentëve në Universitetin Politeknik të Tiranës.

20:15 – 20:30 Deklaratë për media (pa pyetje) me Kryeminstrin Rama në kryeministri.

Kreun e shtetit Bujar Nishani do ta takojë pa praninë e mediave. Nuk ka informacion për një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se kryetari Ilir Meta do të presë nesër në një takim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit në orën 18:45.  Mogherini do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Qëndrimi i pritshëm i Mogerinit në Tiranë, pak a shumë zbërthehet në një shkrim që zyra e BE në Tiranë ka shpërndarë për mediat.

PËR VETINGUN

Zbatimi jo vetëm i reformës së drejtësisë, por edhe i reformës zgjedhore në Shqipëri është vendimtar që vendi të ecë përpara në udhën e tij të integrimit në BE, por edhe për të garantuar zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Nxitja e këtyre reformave është detyrë e brezit tonë. Nëse duam të japim rezultate të dukshme dhe të prekshme për qytetarët tanë dhe të përmirësojmë jetët e njerëzve, duhet ta forcojmë bashkëpunimin tonë sot, jo nesër.

Reforma e drejtësisë në Shqipëri, që kaloi pas muajsh pune të përbashkët, hapi një fazë krejt të re në udhën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe unë pres me padurim të shoh zbatimin e saj të menjëhershëm.

PER BOJKOTIN E PARLAMENTIT

Do të takohem me të gjitha qeveritë dhe do të flas në parlamentet kombëtare, aty ku ende nuk kam pasur rastin ta bëj: ajo është qendra e çdo demokracie, ku politikëbërësit duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre. Sepse kjo është puna jonë e përbashkët. Reformat në secilin vend kanë rëndësi jo sepse qeveritë apo Bashkimi Evropian i duan ato, por sepse ato mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë për shumë njerëz në këtë rajon.

PËR QEVERISJEN E VENDIT

Debatet politike shpesh kanë zënë vendin e ndjekjes së interesave të qytetarëve. Premtimi për kushte më të mira jetese nuk është ndjekur gjithnjë me progres të vërtetë dhe të dukshëm.

PËR ROLIN E SHQIPËRISË NË RAJON

Por është po ashtu e qartë se bashkëpunimi, dialogu dhe pajtimi kanë një ndikim të mundshëm si mbi jetët e përditshme të qytetarëve, ashtu dhe në udhën drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian në mbarë rajonin. Dhe Shqipëria ku luajtur një rol shumë pozitiv në dinamikat rajonale gjatë viteve të fundit.

Shkrimi i plote 

Nga Federica MOGHERINI

Ta udhëheqim Ballkanin Perëndimor drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. Kjo është detyrë e brezit tonë politik, jo e atij që do të vijë. Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithnjë ka qenë, asnjë kufi politik nuk mund ta ndryshojë këtë realitet gjeografik, historik dhe kulturor. Popujt e Ballkanit janë evropianë, ata meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si gjithë qytetarët e këtij kontinenti. Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë për sa kohë që ky rajon në zemër të Evropës nuk është i bashkuar, si pjesë e komunitetit tonë. Gjatë vitit të kaluar, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shumë nga sukseset tona të përbashkëta ishin të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.

Reforma e drejtësisë në Shqipëri, që kaloi pas muajsh pune të përbashkët, hapi një fazë krejt të re në udhën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe unë pres me padurim të shoh zbatimin e saj të menjëhershëm. Dy dekada pas luftërave të fundit, rajoni është më i qëndrueshëm dhe më demokratik se kurrë më parë. Megjithatë, stabiliteti dhe zhvillimi rajonal janë ende arritje të brishta. Debatet politike shpesh kanë zënë vendin e ndjekjes së interesave të qytetarëve. Premtimi për kushte më të mira jetese nuk është ndjekur gjithnjë me progres të vërtetë dhe të dukshëm. Një mjedis ndërkombëtar kompleks – me krijimin e sfidave të reja, rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike dhe zhvendosjen e balancës globale të pushtetit e ka rritur edhe më shumë trysninë mbi një rajon të brishtë. Ndonjëherë, kemi pasur përshtypjen se vetë paqja nuk mund të merrej si e mirëqenë. Të gjithë jemi të interesuar ta bëjmë paqen në Ballkanin Perëndimor të pakthyeshme, ashtu si dhe progresin social, ekonomik dhe demokratik. Nëse kjo ndodh, progresi drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu i pakthyeshëm. Kjo është thelbësore për Bashkimin Evropian, po aq sa dhe për qytetarët dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për të kontribuuar për këto synime, BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të angazhohen vazhdimisht me të gjitha kryeqytetet e rajonit. Për këtë arsye, këtë javë do të vizitoj të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke u takuar me liderë dhe qytetarë në Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë. Desha që gjatë këtij udhëtimi të ndaloja në të gjashta qytetet dhe që ai të ishte vërtet “rajonal”. Secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka identitetin, sfidat dhe aspiratat e veta. Por është po ashtu e qartë se bashkëpunimi, dialogu dhe pajtimi kanë një ndikim të mundshëm si mbi jetët e përditshme të qytetarëve, ashtu dhe në udhën drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian në mbarë rajonin. Dhe Shqipëria ku luajtur një rol shumë pozitiv në dinamikat rajonale gjatë viteve të fundit.

Ditët e ardhshme do të vizitoj universitete dhe do të dëgjoj frustrimet dhe shpresat e të rinjve të Ballkanit. Vizioni i tyre është thelbësor për t’i dhënë formë të tashmes dhe të ardhmes së vendit, të lirë nga paragjykimet dhe armiqësitë e së shkuarës. Do të takohem me të gjitha qeveritë dhe do të flas në parlamentet kombëtare, aty ku ende nuk kam pasur rastin ta bëj: ajo është qendra e çdo demokracie, ku politikëbërësit duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre. Sepse kjo është puna jonë e përbashkët. Reformat në secilin vend kanë rëndësi jo sepse qeveritë apo Bashkimi Evropian i duan ato, por sepse ato mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë për shumë njerëz në këtë rajon. Zbatimi jo vetëm i reformës së drejtësisë, por edhe i reformës zgjedhore në Shqipëri është vendimtar që vendi të ecë përpara në udhën e tij të integrimit në BE, por edhe për të garantuar zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Nxitja e këtyre reforma është detyrë e brezit tonë. Nëse duam të japim rezultate të dukshme dhe të prekshme për qytetarët tanë dhe të përmirësojmë jetët e njerëzve, duhet ta forcojmë bashkëpunimin tonë sot, jo nesër. Dhe kjo është përgjegjësia jonë në mbarë Evropën, si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

 

Etiketa: edi ramamesazhetmogerini
Pas

Kërcënon gruan dhe djalin, arrestohet 40-vjeçari, i gjenden granata e lëndë plasëse

Para

1300 kontenierë me lëndë kimike pa adresë, mediat maqedonase nisin investigimet

Para
1300 kontenierë me lëndë kimike pa adresë, mediat maqedonase nisin investigimet

1300 kontenierë me lëndë kimike pa adresë, mediat maqedonase nisin investigimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.